Ç’ndodhi? Njerëzit shpërthejnë ndaj Julit: “Turp! Veprim i ulët”

Julian Deda dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat brenda shtëpisë së “BBVA 3”. Mes të tjerash, Juli i ka thënë Eglës: “Ke 20 vjet që s’prek punë me dorë, të nxjerrin nga shfaqjet e teatrit e nga filmat. Ik o Egla, ik. Ke ardh’ ke bërë audicion tek unë dhe të kam nxjerrë me shkelma jashtë se s’ke bërë gjë”.

Egla e pyeti se kur ka ndodhur kjo dhe Juli vijoi të ngulte këmbë, duke shtuar: “Thuaj të vërtetën”.

Menjëherë njerëzit në komente kanë shpërthyer ndaj Julit, duke u shprehur se Juli po treguar i ulët dhe i neveritshëm me sjelljen e tij arrogante, duke përmendur punën e koleges së tij.