Kolesteroli i lartë/ Kardiologia zbulon 5 mënyrat më të mira për ta ulur!

Lajmi i keq për shumicën e njerëzve është që nivelet më të larta të kolesterolit do të bëhen një realitet i prekshëm kur të plaken. Por lajmi i mirë është se mund t’i rregulloni jo vetëm me mjekim, por edhe pa mjekim, të paktën në fazën e parë.

Dr. Leslie Cho, një kardiologe e Klinikës Cleveland në Divizionin e Shëndetit Kardiovaskular, përshkruan mënyrat më të mira për të ulur kolesterolin dhe për të shijuar më shumë vite jetë të shëndetshme.

Kujdes nga yndyrat!

Dieta është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e kolesterolit të lartë. Në të njëjtën mënyrë ju mund ta zvogëloni. Mund të filloni duke zëvendësuar yndyrat e ngopura me yndyra të shëndetshme duke ngrënë më shumë ushqime si avokado, arrat, peshkun yndyror të pasur me acide yndyrore omega-3 si ton, salmoni dhe skumbri, vaj ulliri dhe fara, si farat e lirit dhe farat chia.
Sigurohuni që të reduktoni produktet shtazore si mishi i viçit dhe derrit, vajrat e gatimit si vaji i palmës dhe produktet e qumështit me yndyrë të plotë si djathi dhe gjalpi. Ju duhet të kufizoni yndyrat trans, të cilat gjenden në ushqimet e paketuara dhe ushqimet e skuqura.

Përqendrohuni te fibrat!

Mund të ndiqni një dietë me bazë bimore, por sigurohuni që ajo të përmbajë një sërë burimesh të ndryshme bimore. Bishtajoret, drithërat, arrat dhe spinaqi janë vetëm disa nga ushqimet që mund të ulin kolesterolin duke siguruar ende shumë proteina. Nëse ende nuk ndiheni gati për të ndjekur një dietë të plotë vegjetariane, Dr.Cho rekomandon përfshirjen e peshkut të yndyrshëm, pra dy racione në javë salmon, ton, sardele, skumbri ose harengë.

Sidoqoftë, në çdo rast, sigurohuni që të rrisni marrjen e fibrave duke zvogëluar rrezikun e sëmundjes. Një veprim i fortë kundër kolesterolit të lartë vërehet edhe tek lëvozhga e psiliumit, fibra e tretshme që ndër të tjera lufton kapsllëkun dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Ushtrohuni!

Ushtrimi mund të ketë një efekt dramatik në rregullimin e niveleve të kolesterolit, duke rritur kolesterolin “e mirë” (HDL), duke ulur trigliceridet. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon të paktën dy orë e gjysmë aktivitet fizik në javë. Për më tepër, stërvitja ju ndihmon të humbni peshë, por gjithashtu përmirëson shëndetin tuaj mendor.

Ndaloni duhanin!

Ka shumë arsye për të lënë duhanin dhe kolesteroli është një prej tyre. Sipas Dr.Cho, nëse keni kolesterol të lartë dhe pini duhan, ju dyfishoni rrezikun.

Kontrolloni stresin!

“Stresi prodhon një hormon, kortizolin, i cili rrit presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru. Ka teknika që mund t’ju ndihmojnë ta menaxhoni stresin, të tilla si meditimi, joga dhe praktikat e vëmendjes./K.C/dritare.net