E rëndë në Itali/ Kamioni përplas dy adoleshentë, humb jetën 17-vjeçari, plagoste rëndë motra e tij

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Itali ku për shkak të një aksidenti ka humbur jetën një 17 vjeçar. Gjithashtu mësohet se ka mbetur e plagosur rëndë motra e tij 15 vjeçare.

Ngjarja u regjistrua pasi shoferi i një kamioni humbi kontrollin dhe përplasi dy adoleshentët teksa po shkonin në shkollë.

Sipas mediave italiane, burri nuk është ndalur pas aksidentit dhe ëhtë larguar nga vendi i ngjarjes. Ai u gjet nga policia falë përshkrimit të një dëshmitari. Kamioni është sekuestruar dhe drejtuesi i mjetit është arrestuar. Ndërsa, 15 vjeçarja është shtruar në spital.