Pas ndarjes, 26-vjeçari i hap profil fals 24-vjeçares dhe i poston foto

Një 26-vjeçar, me banim në Angli po procedohet në gjendje të lirë pasi ka hapur një llogari false në emër të një vajze dhe postonte foto të saj.

I riu me iniciale A.Gj ishte njohur në rrjetet sociale me vajzën dhe bashkë kishin folur për disa kohë. Por kur vajza i ka kërkuar të ndëpresin komunikimin, 26-vjeçari e ka kërcënuar se do t’i postojë fotot në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 26 vjeç, banues në Angli, pasi dyshohet se ka hapur një llogari false në rrjetet sociale në të cilën ka postuar foto të një 24-vjeçare.