Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sukth të Durrësit, ndërsa një nënë 41 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë, pas bullizimit përmes një profili fals në platformën Tik Tok, ku denigrohej nga ana morale.
Viktima ishte punonjëse në një fabrikë në zonën e Fllakës dhe dyshohet se ndonjë apo disa punonjëse të tjera në të njëjtën fabrikë kanë hapur profile denigruese në rrjetin social Tik-Tok duke i krijuar një situatë të rënduar psikologjike që ka cenuar dhe marrëdhëniet e saj në familje, megjithatë ende nuk është konfirmuar asgjë.
Fillimisht thuhet se 41 vjeçarja është dërguar në Urgjencën e Spitalit nga familjarët e saj e më pas në QSUT, ku edhe ka ndërruar jetë.
Ndikimi i rrjeteve sociale dhe bullizimi kibernetik është një ndër problemet më të mëdha të ditëve të sotme. Shpesh kjo temë prek vetëm bullizimin mes adoleshentëve apo fëmijëve por kjo ngjarje tregon se edhe moshat e mëdha janë të rrezikuar deri në atë pikë sa mund të shkaktojnë vetëvrasje.