Ish-reperi i njohur nga Kosova, Feronit Shabani, preh muajsh ka bërë ndryshime drastike në jetën e tij. Kështu, ai ka lënë pasionin e tij të dikurshëm muzikën duke iu përkushtuar plotësisht fesë islame. Madje, ka ndryshuar edhe emrin, duke u quajtur Khattab.
Sakaq, së fundmi ai është larguar edhe nga rrjetet sociale. Ditën e sotme, burime të brendshme të Gazetës Insajderi kanë mësuar që arsyeja është martesa. Raportohet se ai ësht? martuar me një vajzë të panjohur, e cila po ashtu si ai i takon besimit Islam.
Prej muajsh, Fero ishte në një betejë ligjore për divorc nga ish-partnerja e tij Arbenita Ismajli. Kjo e fundit e ka paditur edhe për dhunë. Fero i ka kërkuar falje publike, si dhe të rikthehen bashkë. Gjithsesi, asnjë prej tyre nuk na ka përditësuar lidhur me vijimin e gjyqit.
Arbenita dhe Fero kanë një vajzë bashkë të quajtur Nina.