“Gratë i duan gratë, që nuk përdridhen…”, intervista ndryshe e Grida Dumës

“Gratë i duan gratë, që nuk përdridhen”, kështu është shprehur ish- politikania dhe moderatorja Grida Duma në studion e emisionit të saj. Këtë herë në një intervistë që do të jetë e zhvilluar ndryshe, ku nuk do të ketë të ftuar që do të flasin mbi një temë të caktuar, por do të jetë vetë modratorja që do të intervistohet për një kauzë të cilën e “bërtet” gjithmonë.

Pavarësisht se do të jetë në habitatin e saj, në studion e “Top Story”, intervista do të zhvillohet nga moderatorja e emisionit “Personale” të RTV Dukagjini, Krenare Vokshi, e cila ka ardhur në Tiranë, duke ja lënë vendin një tjetër takimi televiziv të dy personazheve të njohura, në Prishtinë.

“Gratë i duan gratë, që nuk përdridhen. Kam dëgjuar plot nga këto klishetë, që të jesh e bukur nuk të duan gratë. Nuk ka të bëjë fare me këtë, gratë duan bukurinë, forcën dhe nuk duan bukurinë dhe përdredhjen, janë dy gjëra të ndryshme. Pra në qoftë se gratë ndjejnë se ti po i përdor pamjen, imazhin, avantazhet e tua për t’ja hedhur dikujt nëpërmjet këtyre, e ndjejnë.

Në rast se e kuptojnë që ti i ke këto, i gëzon këto, i shijon këto, por nuk i përdor këto në disfavor të dikujt tjetër, ato përsëri e ndjejnë dhe e vlerësojnë” shprehet Grida Duman në fjalën e saj, gjatë intervistës.