“Pse të ndjekin njerëzit?”/ Personazhi i TikTok-t lë pa fjajë analistin: Shqiptarët duan budallëqe, nuk duan librat e tu! Kush e ka mendjen aty?

Personazhi i njohur në rrjetin social TikTok Kozak Braçi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Të paekspozuarit, ku tregoi se merr fitime marramendëse nga kjo platformë.

I pyetur nga Neritan Sejamini se çfarë thotë ai në rrjetet sociale, Kozaku e la pa fjalë analistin, teksa tha se shqiptarët duan budallëqe dhe jo librat e tij.

Sipas tij, i tillë është edhe populli, që do debat edhe sherre në rrjetet sociale dhe në përditshmëri.

Pjesë nga biseda:

Neritan Sejamini: Po pse ju japin lek ju?

Kozak Braçi: Unë jam live, më “gjuajnë” dhurata.

Neritan Sejamini: Po ti çfarë je duke bërë ndërkohë? Për çfarë flet ti? Ka muzikë aty, art?

Kozak Braçi: Unë bëj emisione, gallata, gjëra, nuk shaj, nuk bëj sherre. Por kur janë 5-6 të tjerë, e marr edhe unë namin. Unë nuk jam budalla, jam në emision televiziv dhe flas.

Neritan Sejamini: Edhe unë dua të kem ndjekës dhe të më “gjuajnë” para. Unë flas këtu tre orë, dy herë në javë…

Kozak Braçi: Po njerëzit duan budallëqe, sherre, jo të flasësh ti për libra.

Neritan Sejamini: Budallëqe, çfarë domethënë?

Kozak Braçi: Po budallëqe, lojra, jo e mora, jo ma more. Ti del flet për libra, kush e ka mendjen për librat e tu? Nuk e kanë mendjen për libra njerëzit, kështu është populli.

Ylli Rakipi: Këtë gruan që bërtiste shumë, Tasha, e shikoje atë?

Kozak Braçi: Këta kujtojnë sikur janë vetëm, por kanë 3-4 mijë vetë duke parë, nuk e konceptojnë, që shohin fëmijët, nëna, shumë njerëz.

Neritan Sejamini: Nëse ti del dhe thua këto gjëra, të japin lekë, çfarë mendon për këta që të japin lekë?

Kozak Braçi: Po faleminderit o vlla! Të të jap unë ty lek, dhurata? Dhurata nuk të jep as vëllai…