Rrëfimi drithërues i Edona James në BBVK: Me shanin dhe me kërcënonin se do të me digjnin për së gjalli

Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova ka sjellë një sërë surprizash të njëpasnjëshme për banorë të ndryshëm.

Një prej atyre më emocionuese ishte edhe rrëfimi i Edonës – klip i transmetuar sonte, që përfshin sfidat nëpër të cilat ajo ka kaluar përgjatë jetës së saj.

Edona e ka përshkruar fëmijërinë e saj si “zhgënjyese”, për shkak që siç e theksoi ajo, “është ndjerë gjithmonë femër në zemër”.

Bullizimet dhe paragjykimet kanë qenë aq të mëdha, saqë kanë kaluar edhe në dhunë fizike, pasi që sipas Edonës, kur ajo ishte në shkollë ishte viktimë e përleshjes fizike.

Po ashtu, ajo ka treguar një incident që i kishte ndodhur, kur ishte duke u larë, dhe nuk e pranonte dot organin e saj gjenital, të cilin e kishte prerë në gjysmë, duke dashur të bëhej vajzë – po ashtu ajo kishte tentuar të kalonte ylberin bazuar në gojëdhënat që ka dëgjuar, me qëllimin e njëjtë.

Pos tjerash, Edona ka rrëfyer edhe për marrëdhëniet jo të mira me babain e saj, emigrimin në Gjermani, si dhe procesin e operimit e dashuritë e dështuara përgjatë jetës si e rritur. /Telegrafi/