Frymëzuar nga gocat e ekranit: Pse “kostumet e burrave” rrëmbyen zemrat e grave?

Luana Vjollca, Bora Zemani, Grida Duma, Fjoralba Ponari, Arbana Osmani e shumë goca të tjera të ekranit prej kohësh kanë zgjedhur të paraqiten shpesh me kostume oversize ose jo.

Vendin e parë e mban Grida Duma, e cila thuajse në çdo emision të sajin është shfaqur me kostume të ndryshme, me ngjyra neutrale, vibrante apo të zinj.

Luana preferon të qëndrojë te klasikja:

Ndërsa Bora zgjedh kostume ose xhaketa oversize.

Fjoralba dhe Arbana duket se kanë zgjedhur gjithashtu kostume oversize, të cilat po ashtu janë mjaft të preferuara.

Por, pse kostumet janë pjesë kaq e rëndësishme e dollapit të grave?

Sa herë që ne shohim një grua që ka veshur një kostum oversize ose jo, menjëherë na krijohet ideja se ajo është e fuqishme, chic, me vetëbesim dhe e sundon tokën ku shkel. Kostumi, automatikisht të fuqizon.

Nga ana tjetër, është elegant dhe praktik. Pra, gratë, nuk kanë pse të mbajnë frymën poshtë një fustani të ngushtë, pasi mund të rrinë rehat, ndërsa veshin një kostum të këndshëm, të kombinuar me këpucët perfekte, bizhuteri dhe makeup. Kostumi të bën të dukesh e veshur mirë, edhe pa u mundur shumë.

Është një veshje “e barabartë”. Në një botë kur burrat kanë dominuar dhe gjithnjë gratë, pavarësisht se janë të afta dhe të përgatitura, në shumë raste nuk kanë marrë meritat që u takojnë, kostumi i bën të “barabartë”, duke përzier “feminitetin dhe mashkulloren”.

Kombinohet me gjithçka! Taka, atlete, pupa? Të gjitha shkojnë në mënyrë të përkryer me kostumin tënd të preferuar.