Samiti për Ukrainën, Rama pret Zelensky-n para Kryeministrisë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Kryeministri, ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Me veshjen karakteristike, që prej nisjes së luftës, Zelensky u pa para ambienteve të Kryeministrisë teksa shtrënguan duart me Ramën.

Sot, zhvillohet në Tiranë samiti “Ukrainë-Europa Juglindore”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, njëherësh bashkëorganizator i Samitit, zhvillon për herë të parë një vizitë në vendin tonë, ndërsa ditën e sotme do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.

Më pas të dy do t’i bashkohen samitit, që do të mbledhë bashkë shumë liderë.