Një aksident tragjik ka ndodhur mbremjen e 5 janarit në Hungari, ku si pasojë kanë humbur jetën dy të rinj nga Kosova. Viktimat janë identifikuar si Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi.
Sipas deklaratave të të afërmve të viktimave, Kushtrim Hoxha është djegur brenda makinës pasi kjo e fundit është përfshirë nga flakët, ndërsa Jetmir Rexhepi ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Detajet janë dhënë nga xhaxhai i të ndjerit Kushtrim Hoxha, Bashkim Hoxha. Mësohet se Kushtrimi Hoxha ka lënë një vajzë katër muajshe, kurse Jetmir Rexhepi një djalë 1 vjeç.
Ndër të tjera, xhaxhai i të ndjerit ka deklaruar se kufomat janë ende në Hungari, dhe se nuk ka shumë informacione se si ka ndodhur aksidenti.
/abcnews.al