Metoda “gjeniale” për të larguar përfundimisht mykun

Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të larguar mykun në muret e shtëpisë tuaj madje në një periudhë shumë të shpejtë.

Askush nuk dëshiron të merret me mykun e zi të shëmtuar në shtëpitë e tyre dhe mund të jetë një punë e mundimshme për ta hequr, shkruan The Mirror.

Myku i bezdisshëm mund të shfaqet afër dritareve, kur ajri i ftohtë jashtë takohet me ajrin e ngrohtë brenda, çuar në një grumbullim të kondensimit.

Nëse kondensimi nuk trajtohet shpejt dhe nuk fshihet, mund të shkaktojë rritjen e mykut, gjë që mund të çojë në të gjitha çështjet e ndryshme shëndetësore.

Një grua tani ka treguar një metodë “gjeniale” në TikTok që mund ta largoni përfundimisht mykun nga shtëpia.

Krejt çfarë ju duhet është një ‘spray’ pastrues kundër mykut dhe disa faculeta pambuku.

Influencerja fillimisht fshiu lagështinë tek dritaret më pas filloi me metodën për largimin e mykut.

Ajo spërkati zonat ku ishte krijuar myku, dhe më pas i mbuloi këto zona me faculeta pambuku; duke krijuar një shtresë mbuluese. Kjo metodë shërben për të larguar përfundimisht mykun nga shtëpia madje me një periudhë mjaft të shpejtë. /Telegrafi/