“Babai nuk donte të bëhesha aktor”, Red Radoja rrëfen kujtimet me babain Guljelm Radoja

Red Radoja djali i artistit të madh Guljelm Radoja i ndarë nga jeta tre vite më parë, ka sjellë një rrëfim ndryshe nga jeta e aktorit që ka luajtur me dhjetra role në filmat e dashur për publikun shqiptar.

I ftuar në “Vizioni i Pasdites”, Red Radoja ka sjellë një rrëfim ndryshe, atë që shqiptarët nuk e njohin, se si ishte Guljeljm Radoja si baba.

Redi ka treguar se ai ka qenë një njeri i dashur, por dhe tepër modest çka e tregoi deri në fund të jetës së tij.

” Është e habitshme si ndonjëherë mund të kem ndonjë bisedë me time më kur nuk bie dakord me diçka, dhe them me mëndje do ta diskutoj me babin këtë gjë, pastaj e kupton që ai nuk është më. Aty ndihet zbrazëtia kur ime më thoshte gjithmonë që do ta ndiesh veten që je rritur kur të mos jemi më.”, ka treguar ai.

Ndër të tjera Redi ka treguar se i ati nuk donte që ai të bëhej aktor dhe se e ka frenuardisi.

“Mbaj mend edhe unë vetë pata luajtur në një dramë që quhej “Netë Tragjike Amerikane”. Red Radoja: Ka qenë dëshirë e madhe e mamit, por babi e ka frenuar në një farë mënyre, ishte një lloj mbrojtjeje që donte t’i bënte personit tim. Nuk e ka dashur edhe aq shumë atë ambient në grupin e xhirimit. Mbaj mend kur kam luajtur në filmin :Balada e Kurbinit” e kam kuptuar disi.

Nuk është se unë vetë nuk e kam patur qejf, por duke ju futur një iunstrumenti në moshën 6-vjeç dhe arrin 14-vjeç është një si lloj mallkimi i ëmbël nga i cili ti nuk shpëton dot më. Edhe ndonjëherë zbraztia që krijonte babi me anë të mungesave në shtëpi, ishte e tillë kur ka qenë puna e filmit vendimi, ku babi luan rolin e oficerit italian, ku babi lyen flokët biondë. Mbaj mend njëherë që erdhi në shtëpi, dhe unë shoh një skandinav te dera dhe i them mamit kush është ky”, rrëfeu Radoja.