Nëna dhunoi pa mëshirë djalin e saj 12-vjeçar, e mbylli në një kafaz qensh

Një djalë dymbëdhjetë vjeçar në Austri u torturua nga nëna e tij dhe partneri i saj për disa muaj, ndërsa ata e rrahën, e lidhën dhe e mbyllën në një kafaz qensh.

Në një gjykatë austriake ka nisur një proces gjyqësor për një rast të abuzimit të rëndë të fëmijëve.

Të akuzuarit janë nëna 33-vjeçare e fëmijës dhe partneri i saj 40-vjeçar. Ata akuzohen se e kanë torturuar djalin prej disa muajsh, ndërsa krahas krimeve të tjera, nëna akuzohet edhe për tentativë vrasjeje.

Sipas aktakuzës, nëna dyshohet se ka abuzuar me djalin e saj dymbëdhjetë vjeçar nga shtatori deri në nëntor 2022. Ajo dyshohet se e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka mbyllur në një kafaz qensh, e lau me ujë të ftohtë dhe më pas hapi dritaren për disa orë.

Fëmija i dobësuar, sipas prokurorit, i është lutur për ushqim, por nëna ka qëndruar e ftohtë.

Sipas informacioneve, fëmija ka shpëtuar vetëm me ndërhyrjen e një punonjësi social.

/abcnews.al