“Unë e di që ti do të jem perfekt, por…”, moderatorja Arbana Osmani preket nga letra e të birit

“Më fal ma që e kam shkruajtur atë në vend të asaj që më the ti”, kështu e ka nisur letrën Joni, djali i Arbana Osmanit, të cilën ja ka shkruar mamasë së tij. Letër në të cilën ai i ka kujtuar moderatores së njohur se sa mama e mirë është, por edhe e ka kritikuar për faktin sepse ajo do që i biri të jetë perfekt.

“Më fal ma që e kam shkruajtur atë në vend të asaj që më the ti. Unë të dua shumë ti je një mama shumë e mirë, por ka disa gjëra që nuk më pëlqejnë nga ty.

Unë e kuptoj që ti do, që unë të jem perfekt dhe do që të jem studenti më i mirë në klasë, por e vetmja gjë është kur më bërtet vetëm për një gabim të vogël dhe pastaj më dënon dhe më jep ekstra punë.

Unë vetëm po të them që nuk mund të jem perfekt.

Nga i dashur Joni!” , ka shkruar djali i madh i Arbana Osmanit.

Mesa duket Joni është fëmijë që i pëlqen letrat, pasi nuk është hera e parë që ai i lë një shënim mamasë, Arbanës dhe partnerit të saj Eduartit.