Erjola sqaron pse ia bëri hallvën “e vdekjes” Ilnisës: Ishte hakmarrje

Në Big Brother VIP, Erjola ka shkaktuar debate pasi ka përgatitur hallvë për Ilnisën, duke e prezantuar atë si një mënyrë simbolike e tregimit se ajo “ka vdekur”. Erjola argumenton se ka kryer këtë veprim si shenjë hakmarrjeje ndaj Ilnisës pas një incidenti në kuzhinë, dhe për deklaratat e Meritonit, të cilat sipas saj “ai ka lënë të nënkuptohet se ka flirtuar”.

Meritoni dhe Ilnisa e kanë konsideruar këtë veprim të Erjolës si i turpshëm. Ilnisa ka shprehur zhgënjim ndaj Julit, e cila sipas saj është bërë pjesë e lojës.

Deklarata e fortë e motrës së Erjolës pas hallvës:”Na kanë kërcënuar të gjithë familjen”

E thirri bukurosh, Fationi flet për Meritonin: Jam i zhgënjyer!

Pjese nga debati

Erjola: Unë këtë ndryshe nga debatet dhe impulset e mia, këtë herë vendosa të isha e ftohtë. Sepse që në rastin kur kam pasur debatin me Ilnisën mua më ka mbetur peng në shpirt. U tejkalua kur Meriton la të kuptojë për një flirt mes meje dhe ti, të iniciuar nga Ilnisa. Ilnisa tha ti ke flirtuar me Meritonin dhe Meritoni nënkuptoi kur ti bërë pytjen që mund të ishte e vërtetë.

Kalkulimi im ishte ky: Niste me Ilnisën, doja që të afrohesha me të dhe Meritoni të tregonte të vërtetën. E dyta doja shumë që hakmarrjen atë që më bëri me tiganin dhe më preku edukatën e prindërve të mi, lëndimin që ajo femër që më bëri mua do ja ktheja. Ajo është e ligë dhe e meritonte. Unë nuk jam njeri me dy fytyre. Nuk e bëra hallvën për qejf

Ledjoni: E mendova çfarë efekti do të kishte në publik, e mendova rëndesën e veprimit?

Erjola: Unë kam qenë dhe vazhdoj në ankth, por asnjë nuk e di çfarë më ka bërë kur më ka përmendur prindërit. Ishte hakmarrje

Ilnisa: Si mund të ushqehesh me këtë veprim

Ledjoni: Ky veprim është i ndikuar nga miqtë e tjerë në shtëpi?

Erjola: Unë kam ditë që e mendoj, që kur ka ndodhur ajo me tiganin

Ilnisa: Sa qesharake

Ledjoni: Ti Meriton pse nuk e përjashtove faktin se mund të kishe flirtuar

Meritoni: Unë i thashë që ne jemi shok dhe kjo dihet. Por kur ajo doli nga vetja unë nuk dhashë asnjë përgjigje.

Ledjoni: Përgjigja ishte që ka flirtuar?

Meritoni: Jo, unë edhe ja thashë

Erjola: Thuaja asaj

Meritoni: Për mendimin tim është shumë e turpshme kjo që bërë

Ilnisa: Ishte një lojë shumë e shëmtuar pas shpërndarjes së hallvës. Pllakosi një heshtje dhe një lëmsh në stomak që nuk di çtë them. Unë u trondita. Nuk mundet një njeri që të shkojë dhe të anashkalojë këtë simbolike.

Ledjoni: Tek kush u zhgënjeve më shumë?

Ilnisa: Unë e thashë edhe në klip që Juli më ka befasuar. Ishte e barabartë loja e shëmtuar e Ledjonës dhe në mënyrë të barabartë i shkon edhe Juli që shkon tek kjo treshja. Për hir të një raporti që kam pasur me të nuk më tha asgjë.