Humbi ekuilibrin dhe ra në lumin Mat, ndërron jetë e moshuara

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të Hënë në fshatin Shkopet, shumë pak metra larg digës së Hidrocentralit. Dave Gjeci, e moshuara nga fshati i Shkopetit ka përfunduar në ujërat e lumit Mat.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se e moshuara ka qenë duke kaluar nga njëra anë e lumit në anën tjetër, teksa dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në ujërat e lumit, duke humbur jetën në vend.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca, ndërsa trupi i pajetë i 86-vjeçares është nxjerrë nga banorët e zonës.

E moshuara ka dalë nga banesa, pasi ka lënë dy patericat në hyrje të urës pasarelë, duke tentuar të kaloje në krahun tjetër, ka rënë në lumin Mat. Banorë të fshatit kanë lajmëruar policinë e Kurbinit, të cilët kanë nxjerrë trupin e 86 vjeçares, dhe më pas e është dërguar me autoambulancë në morgun e spitalit të Laçit./abcnews.al