“Mora fjalë”, Shkurte Fejza këndon në Kuvend për 26 vjetorin e epopesë së UÇK-së

Me rastin e 26 vjetorit të epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne, shkruan Reporteri.net.

Në këtë seancë i pranishëm është edhe Rifat Jashari.

Seanca nisi me himnin e Kosovës, derisa i pari fillimisht performoi këngëtari Ilir Shaqiri me këngën “Sërish vjen marsi”.

Pas tij, ishte këngëtarja Shkurte Fejza e cila performoi në Kuvend këngën “Mora fjalë”./Reporteri.net/