“Je një kafshë ekzotike, specie që duhet studiuar”- Debat i ashpër mes Eglës dhe Jetmirit në BBV, aktorja: Hajdut dollapesh, miush! Pse bën si gore, unë…

Një debat me tone të ashpra dhe epitete të rënda ka ndodhur sot brenda shtëpisë së Big Brother Vip, mes aktores Egla Cenos dhe Jetmir Salajt.

Egla e ka akuzuar Jetmirin për vjedhje të cigareve, duke i thënë “hajdut” dhe “gore”, i cili duart në sirtarët e të tjerëve.

Ndërsa Jetmiri është shprehur se këto epitetet ti përdor me familjen e saj, ndërsa më tej i thotë “ti je një kafshë ekzotike, je specie që duhet studiuar, ke probleme karakteriale”.

Pjesë nga biseda:

Egla: Unë të dhash të gjitha cigaret e mia, pse bën si gore?

Jetmiri: Të lutem mos vazhdo me epitete…Gore thuaj nënës tënde, motës tënde, familjes tënde

Egla: Edhe ti tates! E kuptoj pse paske ardhur, se s’të kanë duruar më andej. Të më thuash mua ‘kjo; ndërkohë që fle, gore je. Ti të më thuash ‘zonja Egla’, dhe mbylle sqepin tani.

Jetmiri: Ti je një kafshë ekzotike, je specie që duhet studiuar, ke probleme karakteriale, shko pi ndonjë ilacc se nuk je mirë.

Egla: Ti je një hajdut që fut hundët tek sirtarët e të tjerëve ndërkohë që flenë.

Jetmiri: Pi ilaçe se nuk je mirë!

Egla: E kemi kaluar këtë fazë në këtë ship ne, je me vonesë, e kena konsumuar. Hajdut dollapësh.

Jetmiri: Këto luhatje të mëdha që paske… Ke probleme!