Selam Allaraj është i riu nga fshati Tojan në Kukës, që është bërë shef pastiçerie në Venicia. Historia e tij fillon në klasën e katërt, kur e përjashtuan nga shkolla pasi në pamundësi ekonomike shkonte të punonte me bagëti. Më tej, një tragjedi e madhe ndodhi në familjen e Selamit, ai humbi dy vëllezërit në emigrim dhe kjo bëri që të merrte rrugët e Europës.
I riu u largua drejt Italisë, ku mësoi në mënyrë autodidakte gjuhën, filloi punë kamarier dhe më pas dalëngadalë u bë pastiçier, teksa sot punon në Venecia. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Selami tregoi historinë e tij, duke u kthyer në një frymëzim për të gjithë.