Befason Ledion Liço: Liam Osmani mund të rikthehet në ”Big Brother VIP”

Që në nisje të këtij Prime, moderatori Ledion Liço foli për arrestimin nga Policia të Liamit, i cili u bë pjesë e shtëpisë ditën e shtunë dhe të dielën në mëngjes u prangos. Drejtuesi i programit, Ledion Liço tha se nëse Liami lirohet mund të jetë sërish pjesë e programit.

“U desh të futej në Big Brother që të kapej. E pashë të panevojshëm numrin e lartë të efektivëve që mbërritën këtu, sepse nuk akuzohej për ndonjë vepër të rëndë. Uroj t’i zgjidhë sa më shpejt dhe t’i kthehet jetës së tij”,-tha Arbër Hajdari.

“Çështja vijon të jetë në gjyqësor. Ekziston një mundësi që Liami të dalë paq nga kjo histori dhe nëse kjo ndodh, shtetasi gjerman, Liam Osmani, ku i dihet mund të kthehet në BBV. E lëmë me retiçencë këtë”,-tha Ledioni.

Tema u trajtua një natë më parë në emisionin në Top Story, ku avokati mbrojtës i Liam Mandiaro, Dritan Shehaj u shpreh se ka një handikap të madh në procedurat që janë ndjekur për të vendosur para drejtësisë klientin e tij.

Sipas Shehajt, nga pikëpamja juridike vendimi duhet të rishikohet në tërësinë e tij për dy arsye: Është hetuar, gjykuar dhe dënuar në mungesë, dhe e dyta sepse nuk është konstatuar në asnjë moment që personi është shtetas i huaj, jo shqiptar.