“Mos më prek mua me dorë”/ Debat i ashpër mes banorëve, Egla “shpërthen” ndaj Jetmirit

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Eglës dhe Jetmirit në Big Brother Vip Albania.

Gjithçka nisi pasi Sara është futur në pishinë për të mos lejuar banorët t’ia marrin shiritin, që do ta penalizonte nga loja e dhënë.

Teksa ajo ka tentuar të dalë, ka qenë Meritoni ai i cili s’e ka lejuar, vetëm për të arritur ta nxjerrë atë jashtë loje.

Të dy kanë nisur të debatojnë, ndërsa më pas është përfshirë Egla.

Ajo ka mbështetur Meritonin dhe është shprehur se Sara do të rrijë në pishinë sepse kështu zgjodhi, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Duke parë situatën e agravuar, mes atyre të treve, ka ndërhyrë Jetmiri, i cili ka tentuar të prekë Eglën tek bluza, duke i kërkuar të qetësohen.

Jetmiri: A ka mundësi të qetësoheni?!

Egla: Mos më prek mua me dorë. O budalla.

Meritoni: Mos e prek me dorë.

Jetmiri: Qetësohuni.

Egla: Kë prek ti me dorë ore kacami. Surrat i poshtër. Si prek me dorë, burrë je ti.

Jetmiri: Vazhdo viktimizohu.