Osmani takon mësuesen që mposhti dy herë radhazi kancerin: Ajo vazhdon të lërë gjurmë me brezin e ri

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Mësuesit ka takuar mësuesen Xhevahire, për të cilën tha se ka mposhtur dy herë radhazi kancerin.

“Mësuesja Xhevahire ka triumfuar në një nga betejat më të vështira jetësore, duke mposhtur dy herë radhazi kancerin. Pavarësisht kësaj, me forcë, guxim dhe angazhim të jashtëzakonshëm, ajo vazhdon të lërë gjurmë të pashlyeshme në punën e çdoditshme me brezin e ri”.

Nga ky takim, Osmani ka uruar Ditën e Mësueses.

“Dija është rruga më e sigurt për të ardhmen dhe mirëqenien, ndaj mësuese Xhevahire, urime Ditën e Mësueses dhe punë të mbarë e shëndet në misionin tuaj fisnik!”.