Tronditëse/ Familja i organizoi festën e ditëlindjes, 19-vjeçari i vret të gjithë me thikë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Sri Lanka, ku një familje u vra brutalisht në Kanada. Familja kishte organizuar një festë ditëlindjeje për të dyshuarin 19-vjeçar Febrio de Zoysa, disa ditë para sulmit.

Zoysa, akuzohet për vrasjen e familjes dhe banores së tyre, të cilët kishin emigruar së fundmi nga Sri Lanka, brenda një shtëpie në Otava, Kanada.

Viktimat janë: nëna, 35-vjeçe, babai 40-vjeç, si dhe vëllezërit dhe motrat përkatësisht 7, 4 dhe dy muajshe.

Ata u zbuluan në shtëpinë e tyre pak para orës 23:00 të së mërkurës, pasi policia mori disa telefonata të furishme 911.

Ati Dhanushka Wickramasinghe pësoi lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetën dhe u dërgua në spital.

Atij i janë prerë pjesët e dy gishtave dhe që atëherë njëri është riparuar.