E rrallë konkurrentja e Për’Puthen në gjendje të dehur, ja çfarë ndodhi në studio

Një situatë e rrallë ka ndodhur në studion e Për’puthen, ndërsa një lojë me shotsa mes dy konkurrentëve, Saide dhe Gerti, ka dalë jashtë kontrollit.

Loja e organizuar gjatë një takimi 4 minutësh pyetje-përgjigje mes dyshes, me qëllim për të njohur më shumë njeri-tjetrin, ka sjellë shumë të papritura dhe momente komike, ndërsa Saiden nga alkooli nuk e mbanin dot këmbët.

Krahas rrëzimeve të herë pas hershme, Saidja e dehur nuk ndalte dot as të qeshurat, duke krijuar skena “funny” në studio.

Këto skena janë shoqëruar me shumë kritika nga ndjekësit për konkurrentën në fjalë dhe skenat që la.