Kryeministri Edi Rama më anë të një postimi në rrjetet sociale iu është bashkuar urimeve për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Rama shkrua se për besimtarët myslimanë sonte nis një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore.
Ai uron që kjo ngjarje vjetore të ushqejë shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve.
Postimi i plotë:
Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët muslimanë🌔
Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime🤝
Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve❤️
Ramazan të paqtë e bujar🌙