Gruaja që mbështet shëndetin mendor shpallet njeriu më me ndikim në botë

Për të dytin vit, gazeta prestigjioze britanike “The Independent” ka publikuar listën e grave më me ndikim, një listë e përbërë nga 50 zonja e zonjusha nga fusha e artit, politikës, biznesit, medias, sportit etj. Lista e “The Independent” me 50 gratë më të fuqishme apo më me ndikim në botë për këtë vit u publikua në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Nëna e nxënëses së vrarë Brianna Ghey është zgjedhur si gruaja më me ndikim e “The Independent” për vitin 2024.

Ghey u vu në qendër të vëmendjes vitin e kaluar pasi vajza e saj transgjinore 16-vjeçare Brianna u godit me thikë për vdekje nga dy adoleshentë të cilët e joshën atë në një park pranë Ëarrington në Cheshire. 37-vjeçarja, e cila ka nisur fushatën që nga vrasja tragjike, tani po lufton për kontrolle më të mëdha në mediat sociale të të rinjve dhe për të siguruar më shumë mbështetje për shëndetin mendor në shkolla.

Në top 10 janë portierja e Lionness, Mary Earps, prezantuesja televizive Kate Garraëay, kancelarja Rachel Reeves dhe fituesja e çmimit Brit, Raye.