Julian Deda mori pak minuta nga spektakli i mbrëmshëm (9 mars) për të përshëndetur dhe uruar mamanë, gruan dhe vajzën e tij.
Juli i cili ka hyrë që në ditën e parë në shtëpi duhet se e ka marr malli shumë për familjen e tij sidomos për vajzën e tij Reinën.
Vajza e aktorit të njohur ka postuar disa foto në rrjetin social “TikTok” ku shfaqet me sytë me lot pasi ka dëgjuar përshëndetjen që i bëri i ati “live” nga emisioni.
“Marrëdhënia Babë-bijë”- ka shkruar Reina duke shfaqur një foto të saj me Julin gjithashtu edhe momentin kur të dy janë prekur dhe kanë shpërthyer në lot.
Vajza e Julit duke qarë nga përshëndetja që aktori i bëri
Në një story ajo gjithashtu ka shkruar “Momenti më i bukur i spektaklit”