Ronaldo Sharka bën deklaratën e papritur: Do ta kisha fituar BBVIP2 nëse…

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Ronaldo Sharka foli për Big Brother VIP 3 që nis nesër, e po ashtu u ndal tek eksperienca e tij vitin e kaluar. E ndërsa pranoi se nuk luajti ashtu siç do të donte të luante, tha se mund ta kishte fituar Big Brother VIP 2 nëse nuk do ishte bërë aq i ndjeshëm.

Nëse s’do isha mbytur, s’do isha prekur aq shumë dhe s’do isha bërë aq i ndjeshëm, mund ta kisha fituar Big Brother VIP 2 . Mund të qeshni sa të doni, por është e vërtetë,” -tha Ronaldo ndërsa shtoi edhe arsyen që e penalizoi. “Më tradhtuan emocionet. Nuk duhet të lidhesh aq shumë emocionalisht me asnjërin nga banorët aty.

Në fund, Ronaldo shtoi se pavarësisht të gjithave, ai doli shumë i fituar nga BBVIP, pasi iu ofrua puna e ëndrrave në Top Channel dhe bashkëpunimet e Instagramit u rritën shumë.