“A ke pasur dy lidhje paralelisht?”- Julia i habit të gjithë me përgjigjen: Po! Kam marrë gjërat që kërkoja, në të njëjtën kohë

Aktoria Julia Ilirjani duket se po e shijon në maksimum eksperiencën e saj në ‘Big Brother VIP Albania 3’.

Gjatë një loje, ku ose duhet të përgjigjeshe, ose duhet të pije një gotë alkool, Julias i ra pyetje nëse ka pasur dy lidhje paralele njëkohësisht.

Ndërsa aktorja i habiti të gjithë, teksa pranoi se ka qenë me dy persona të ndryshëm në të njëjtën kohë, që sipas saj i jepnin gjerat që ajo donte.

Biseda:

Julia: A ke pasur dy lidhje paralelisht? Pa më shihni në sy, si mendoni?

Heidi: Po

Meritoni: Si gjithë kjo femër në dy lidhje njëkohësisht?

Sara Karaj: Dy lidhje, dy njohje…

Julia: Ta shpjegoj, duke qenë se unë shumicën e viteve i kam kaluar vetëm, dhe duke pasur shumë eksperiencë vitesh në kurriz, se nuk jam e vogël. Në momente të caktuara, kur kam dashur gjëra të ndryshme, i kam marrë nga dy njerëz të ndryshëm. Po, kam pasur edhe lidhje paralele