Flet për herë të parë miku i Eglës: Ajo do bëjë çdo gjë që të shkojë në finale

Klinsi Lala, Drejtor i Qendrës së Artit në Elbasan një mik dhe bashkëpunëtor i Egla Cenos ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me aktoren jashtë formatit të BBV dhe jo vetëm. I ftuar në “Big Brother Radio”, Klinsi tha se Egla do bëjë gjithçka për finalen.

“Unë mendoj që ajo po luan. ‘Prime’-n e kaluar nuk kishte shumë vëmendje kështu që ka menduar se çfarë duhet të bëj unë, do provokoj një, dy tre dhe do të ndodhin disa gjëra.

Nuk është Egla ajo që shkon dhe provokon. I kam ndjekur situatat dhe unë ndonjëherë pyes veten çfarë do bëja unë në një situatë të tillë. Ajo kërkon të ecë, të largohet diku dhe ke Ledjonën që i pengon rrugën, pastaj bashkohet Ilnisa dhe Rikja dhe i thonë “Dil, lëviz po ta mbajti.”