“Dje festoi ditëlindjen, sot vdiq”, gjyshi i 15-vjeçarit flet me lot në sy: Po bënte selfie kur ra nga kati pestë

Detaje të reja dalin lidhur me vdekjen tragjike të adoleshentit 15-vjeçar në qytetin e Aleksandhrupolis këtë të shtunë në Greqi.

Adoleshenti fatkeq humbi jetën, pasi ra nga tarrca e katit të pestë të pallatit ku banonte.15-vjeçari kishte shkuar në tarracë për të ndihmuar babanë e tij, i cili po kryente disa punime në soletë.

Vdekja e 15-vjeçarit ka tronditur komunitetin në qytet, ndërsa familja e tij është pikëllkuar nga humbja e papritur. Ndërkaq gjyshi i 15-vjeçarit ka folur për Star Tv .