Makinat e bëra “copë” pas përplasjes, pamje nga aksidenti me katër viktima dhe disa të plagosur në Tepelenë

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në by-passin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti, ku raportohet se kanë humbur jetën katër persona, ndërkohë që në aksident janë përfshirë disa shtetas.

Aksident i rëndë automobilistik në Tepelenë, ndërron jetë një i moshuar, tre të tjerë të plagosur

Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht.

Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në kahun e kundërt.

Ndërkohë, grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.