Katër persona humbën jetë dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të trefishtë në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, rreth orës 19:00 të pasdites së sotme (17 mars)
Viktimë e këtij aksidenti të rëndë kanë mbetur shtetasit, Riza Rapaj 42 vjeç, Afërdita Meta 85 vjeç, Lavdosh Bega 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç.
Ndërkohë që të plagosur rëndë janë dy persona, Jani Meta, rreth 60 vjeç dhe Lavdie Meta, 63 vjeç.