“Makina dukej si raketë”, kush janë 2 shqiptarët që humbën jetën në aksident në Itali

“Makina dukej si raketë”, kush janë 2 shqiptarët që humbën jetën në aksident në Itali

Dy të rinj shqiptarë humbën jetën në një aksident të rëndë të shtunën në Itali, ndërsa një i tretë, po shqiptar, mbeti i plagosur rëndë. Mediat italiane shkruajnë se viktimat janë Marian Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç. I plagosuri, një 28-vjeçar, nuk është identifikuar ende. Ata banonin në periferinë jugore të Romës dhe ishin të njohur për policinë për krime kundër pronës.

Gazetari i Klan News, Martin Marku, ka mësuar se 23-vjeçari Kola ishte nga Lezha.

Siç raportojnë mediat, aksidenti rrugor ka qenë me të vërtetë shumë i rëndë. Tre shqiptarët udhëtonin me makinë tip BMW seria 4. Ata po lëviznin nga Frosinone në drejtim të Casilina-s me një shpejtësi marramendëse, me Il Messaggero që shkruan se shkonte deri në 200 kilometra në orë. Dyshohet se gjatë një rrethrrotullimi të madh, makina ka prekur bordurën e anës së majtë. Për shkak edhe të shpejtësisë së lartë kjo ka bërë që mjeti të ngrihet në ajër dhe të fluturojë për 50 metra derisa ka rënë mes pemëve.