Kjo është familja që u shua në aksidentin tragjik në Tepelenë!

Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe e afërmja e tyre Afërdita Begaj 90 vjeçe janë tre prej viktimave të aksidentit tragjik në Tepelenë.

Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta.

‘Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj.

Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastër, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’.