Mungesa e produkteve ushqimore ka sjellë debate të forta mes banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Dy aktorët, Egla Ceno dhe Julian Deda, kanë debatuar me tone të larta me njëri-tjetrin, ky Juli e ka quajtur Eglën kriminele që përmend ushqimin.
“Ti je një kokë qyp”, i tha banorja Julit, i cili i përmedi Eglës karrierën, duke i thënë: “Ti je një njeri që s’ke punuar gjithë jetën”.
“Do të qesim me shkëlma jashtë”, ishte një ndër “kërcenimet” që i bëri banorja aktorit, ndërsa ai i tha se ajo si ka zemrën është edhe vetë.
Pjesë nga debati:
Juli: Ti më përmend ushqimin
Egla: Ti i hyn në pjesë disa të tjerëve, më the pse s’ma solle mua
Juli: Ti je e ulët që përmend ushqimin. Ti je kriminele, misionare që përmend ushqimin
Egla: Ti je një kokëqyp
Juli: Ti je një njeri që s’ke punuar gjithë jetën
Egla: Problemi yt është injoranca. Sillu mirë
Juli: Ik o kriminele
Egla: Sillu mirë të të marrim në finale
Juli: Zhduku
Egla: Do të nxjerrim me shkelma jashtë
Juli: S’më merr dot në finale mua ti po ik zhduku, si ke zemrën je
Egla: Jam si shpirt. Siç ke sytë i shiko njerëzit
Juli: Unë jam shumë mirë, kam realizuar famijen dhe gjithkund
Egla: Edhe unë jam super e realizuar