Rike Roçi u fut mbrëmë (e shtunë) në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ajo bëri një hyrje më ndryshe nga tjerët, ndërkohë që përpara qëndroi në temperatura minus, lart në një vinç.
Pas hyrjes, asaj iu dha një detyrë nga ‘Vëllai i Madh’ që t’i shpërndante biletat e fatit, ku gjithsej ishin 16 dhe dy nga banorët me doemos do të ngelnin pa atë të kthimit.
Bukuroshja shqiptare shpërndau sot biletat e fatit dhe pa kthim e kishte lënë Meri Shehun e banoren tjetër, Ilnisën.
Astrologia më pas pati një debat me modelen duke i thënë se është më VIP se ajo.
“Duhet ta pranosh”, i tha Meri.
“Po e pranoj, ti je yll. Zoti të ruajt”, vazhdoi me ironi më tej Roçi. /Telegrafi/