Bardhi fiton ‘luftën’ me menaxherin dhe bën një dedikim të papritur për Sarën

Bardhi ka qenë në vëmendje të mediave ditët e fundit. Këngëtari nuk ka patur mundësinë ta përdorë Instagramin e tij, i cili përdorej nga menaxheri, por mesa duket tani e ka fituar luftën për rikthimin e tij dhe ka bërë postimin e parë.

Bardhi i ka bërë Sarës një dedikim zemre, mjaft romantik.

“Bardhi sërish me ju. Ju kërkoj falje, por pata nevojë për pak kohë pushim. Faleminderit të gjithë për përkrahjen dhe pozitivitetin. Ju dua shumë! Dhe ti Sara Gjordeni je arsyeja pse marr frymë”, shkruan Bardhi.