Sëmundja e rëndë i merr jetën aktorit në moshë të re

Një lajm i trishtë vjen nga bota e artit. Aktori i njohur tajlandez Winai Kraibutr vdiq të mërkurën (20 mars) nga një infeksion gjaku teksa merrte trajtim në Spitalin CGH Saimai në Bangkok.

Winai vuante nga një sëmundje e rrallë e lëkurës pesë vitet e fundit. Sëmundja bëri që ai të humbiste peshë dhe ai u detyrua të mos pranonte më aktrimin.

Ishte familja Ëinai Kraibutr që njoftoi vdekjen e tij të parakohshme në moshën 54-vjeçare

Gruaja e tij, Onchanya, postoi në Facebook-un e saj ‘Rest in paqe’ rreth mesnatës së të mërkurës pas vdekjes së aktorit, ndërsa çifti kishte tre djem.

I lindur më 16 qershor 1969, Winai u shfaq në disa filma që arritën sukses të rëndësishëm në arkat e Tajlandës. Dy nga filmat e tij “Nang Nak” dhe “Bang Rajan”, të publikuara radhazi në 1999 dhe 2000, fituan më shumë se 150 milion baht secili në arkë, duke i dhënë atij pseudonimin “Hundred Milion Baht Hero”.

Winai u shfaq gjithashtu në disa reklama, video muzikore, drama televizive dhe komedi, si dhe në një film të përbashkët kamboxhiane-tajlandez me buxhet të ulët të titulluar “Fëmija i mbretit gjarpër”.