E trishtë, vdes papritur në moshën 30-vjeçare modelja e njohur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku modelja dhe aktivistja e njohur e mbrojtjes së kafshëve në “Instagram”, Elena Larrea, ka humbur jetën papritur nga mpiksja e gjakut në vena, disa ditë pas një procedure estetike kirurgjikale.

30-vjeçarja Elena Larrea, që përdorte platformën e saj për mbështetjen e kafshëve të abuzuara, vdiq të martën pasi kishte kryer ndërhyrjen disa ditë më herët.