Beniada Nishani apo Beniada Jakic? Modelja tregon historinë e dhimbshme të dy mbiemrave

Modelja e njohur shpesh herë prezanotohet si Beniada Nishani ndërsa ka raste kur ajo prezantohet si Beniada Jakic por cila ëshë e vërteta e dy mbiemrave të saj?

Në një intervistë të dhënë së fundmi, modelja ka zbuluar historinë e trishë se pse ajo mban dy mbiemra.

“Familja e mamit ka një histori shumë të dhimbshme dhe e kanë vuajtur shumë. Stërgjyshi im është me origjinë boshnjake. Atëherë ka qenë lufta me serbët dhe serbët i kanë vrarë prindërit. Stërgjyshi im ka ardhur në Durrës, ku e ka adoptuar një familje durrsake.

Aty është rritur, ka krijuar familjen e vetë, nga e cila ka lindur edhe gjyshi im. Gjyshja dhe gjyshi im kanë krijuar një familje shumë të bukur me tre fëmijë.

Unë kam qenë mbesa e parë. Mbas disa vitesh unë edhe mami ikim në emigrim në Itali dhe gjyshi atëherë ka qenë i sëmurë. Ka patur një tumor shumë të keq, i cili mbas tetë vitesh i mori jetën. Kur ai vdiq, unë i kam premtuar mamit që gjyshi do jetojë gjithmonë dhe unë do mbaj mbiemrin e gjyshit sepse pavarësisht se ka vdekur, është gjithmonë pranë meje”, ka thënë Beniada.