Ishte larguar nga banesa, e moshuara gjendet e pajetë në lumë! Detajet nga ngjarja, ja çfarë dyshohet

Një grua e moshuar, e cila ishte larguar ditën e djeshme nga banesa, është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm (23 mars) në lumin e fshatit Mbroje në Korçë.

80 vjeçarja me iniciale L. Th., raportohet se vuante nga probleme të shëndetin mendor, ndërsa në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.