Vajza e re në Përputhen e lidhur me ish-konkurrentin, kapen mat duke u puthur

Vajza e re e “Për’puthen”, Erika, i ka trazuar së tepërmi ujërat. Burime për Iconstyle kanë zbuluar se konkurrentja është në një lidhje me Albi Zhukën i cili ka qenë pjesë e formatit por tani është një ish-konkurrent.

Në foton e publikuar Erika dhe ish-konkurrenti shfaqen shumë të afërt në krahët e njëri-tjetrit, ku duket se ndodhen në ambientet e një lokali në kryeqytet.

Pak ditë më parë, Erika shprehu hapur pëlqimin për Buçin, madje pati edhe një takim me të ku nuk munguan skenat e nxehta, puthjet dhe përqafimet.

Në këtë rast, Erika është në shkelje të rregullores.