“Hiqi duart po të them”- Egla provokon Meriton dhe e prek në fytyrë, aktorja: Zemra tetës kush të ka lënë këtu? O majmun cirku

Një debat me tone të larta dhe prekje fizike ka ndodhur mes Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos në BBV, ku kjo e fundit e ka prekur moderatorin në fytyrë, ndërsa ai i thoshte të hiqte duart.

Përplasja mes tyre ka nisur pasi Meritoni e thërriste Eglën ‘teta’, gjë e cila nuk i ka pëlqyer aktores.

Egla më pas ka “nisur ta përkëdhel” Meritonin në faqe, duke i thënë “zemra e tetës, ne kështu i kapin kalamajtë në shenjë dashurie”.

Në debat ka ndërhyrë edhe Ilnisa, e cila e ka ofenduar Eglën me fjalë të rënda, ndërsa i thoshte “o e mjerë, o lojtare e dobët, o turp i shoqërisë”

Pjesë nga debati:

Meritoni: Mos më kap prek fytyrën

Egla: Je bebush për mua. Se ne kështu u bëjm kalamajve, se më the teta. Zemra tetës ti.

Meritoni: Hiqe dorën po të them

Egla: Po ta bëj në mënyrë konfienciale, zemra tetës, mos më thirr teta. Mos më thirr teta, kështu i kapim fëmijët në shenjë dashurie.

Meritoni: Hiqe dorën mos më kap në fytyrë, a je duke marrë vesh?

Egla: Mos më thirr teta

Meritoni: Teta Englantina mos ma prek fytyrën. Unë po flas, ti po më prek.

Egla: Po ma lejon ti zemra tetës ti. Ne fëmijët kështu i trajtojmë zemra tetës, kush të ka harruar këtu këtu. Mbaje konferencën, majmun cirku.

Ilnisa: Hajde o model, o mjerim, o e mjerë, o lojtare e dobët, skandaloze, o turp i shoqërisë, o e dobët. Shihe si është.

Egla: Mu largo, se s’dua te flas me ty.