Pavarësisht se ka vetëm pak ditë nga nisja e “Big Brother”, banorët kanë filluar të diskutojnë rreth fituesit.
Vesa dhe Juli të ulur në oborr, kanë diskutuar për lojën e banorëve të shtëpisë.
Vesa shprehet që këtë edicion do e fitojë banori që do të jetë shembull i mirë dhe ajo mendon se do ta fitojë një femër këtë vit.
Vesa: “Këtë vit do e fitojë ai që do sillet mirë, plus do të fitojë një femër”.
Juli: “Po e fitoi një femër hallall, por nuk e besoj”.
Vesa: “Kështu kam qejf unë, dëshira ime kështu është”.
Juli: “Nuk i dihet sesi do të shkojë, por s’e besoj”.
Banorët që prej nisjes së spektaklit, e kanë nisur lojën e tyre me dinamika të forta dhe përplasje të shpeshta.
Juli ka qenë banori që është përplasur me Rozën në fillim, pasi kjo e fundit e donte jashtë shtëpisë së “BBV” që prej nisjes, e pastaj është përplasur me Eglën, pasi aktorja e kishte bezdi që banorët të zhvisheshin në prani të njëri-tjetrit.