“Është balonë”/ Roza Lati shpërthen ndaj Françeskës: Po fluturon me presh në b****

Pasi Françeska ka vendosur të përfshihet më shumë në debate me shumë banorë të ‘Big Brother VIP’, duket se kjo mënyrë e lojës së ish-missit, nuk i ka pëlqyer Roza Lati.

Gjatë një bisede me Riken, Roza tha se Françeska është një “balonë ajri që lëvizet me pe” nga banorët e tjerë dhe se konkurrentja e ‘BBVIP’, pasi ka kaluar disa nominime po fluturon me ‘presh në b****”.

Biseda:

Roza: Janë duke i “lëshuar pe balonës”, që do të thotë se balona është bosh, ka vetëm ajër brenda dhe thjesht fluturon lart. Këta e marrin në pe, dhe e mbajnë në kontroll

Rike: Unë nuk kam asgjë kundër, e vetmja që më jep bezdi është se futet kot

Roza: Kjo është mënyra e saj. Të ketë vetëbesim se ka kaluar disa nominime dhe tani po fluturon me presh në …. Këta çfarë nuk po i thonin, Champions League, Champions leshi.