Të moshuarit pre e depresionit, psikiatria: Emigrimi i fëmijëve ka rritur problemet

Emigrimi i të rinjve shqiptarë ka bërë që shumë të moshuar të mbesin vetëm. Kjo situatë sipas mjekëve psikiatër, ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor.

“Numri i rasteve për problematikat e shëndetit tek moshat e treta është rritur, kjo për faktin e përballjes me gjithë këtë pamundësi për t’u plotësuar emocionalisht për të marrë jo vetëm afektin, por ndihmën reale që të afërmit, e sidomos fëmijët e tyre nuk mund tua japin për shkak të emigracionit”, thotw psikiatrja Arjana Reli.

Të qëndruarit vetëm, dhe në disa raste të kushtet e pamundësisë fizike për t’i shërbyer vetes ka ndikuar dhe në përkeqësimin e disa sëmundjeve.

“Ka problematika që shfaqen nga çrregullime të forta të humorit e deri tek kontributi që këto lloj gjendjesh mund të japin tek demenca apo alzhajmer, që janë sëmundjet që po prekin gjithmonë e më shumë grupmoshën e tretë”, shprehet ajo.

Veç mungesës së familjarëve dhe të afërme, edhe faktori ekonomik është pare se ka ndikim të ndjeshëm tek moshat e treta.