Policia në Hjuston po heton vdekjen e tmerrshme të një vajze tetë vjeçare trupi i së cilës u gjet brenda një tubi të madh në pishinën ku ajo kishte qenë duke notuar me familjen e saj.
Aliyah Jaico u gjet e vdekur brenda një tubi të madh në zonën e pishinës ku ajo po notonte.
Nëna e saj, Jose Daniela Jaico Ahumada ka ngritur padi kundër hotelit ku pretendon se fëmija u thith në një vrimë në sistemin e rrjedhës së pishinës që ishte 12 in (30 cm) deri në 16 in (40 cm) e gjerë.
Nëna e 8-vjeçares ka deklaruar se kishe marrë me qira dhomën që familja e saj të mund të shijonte një ditë noti, një aktivitet që Aliyah vajza e saj e pëlqente shumë.
Instituti i Shkencave Ligjore të Qarkut Harris thotë se vdekja e Aliyah Jaico ishte mbytje aksidentale, duke theksuar se vajza vdiq nga mbytja dhe asfiksia mekanike, kur një objekt ose forcë fizike ndalon dikë të marrë frymë. Sakaq raporti i autopsisë së saj është në pritje.
Policia tha se vajza u gjet “brenda një tubi të madh në zonën e pishinës” dhe u shpall e vdekur nga mjekët.
“Atyre iu desh të thyenin betonin në mënyrë që ta nxirrnin, prenë tubin, ishte absolutisht e tmerrshme”, tha Richard Nava, avokati i nënës së saj, të martën në një konferencë shtypi.